Ndërlidhjet

Pesë viktima në një aksident trafiku në Suharekë


Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Biraqë të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar përmes një komunikate për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit , Hazir Berisha.

"Rreth ores 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç'rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre femijë". Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi", thuhet në komunikatë.

Pesë personat ishin anëtarë të familjes, katër nga ta, duke përfshirë fëmijët, jetonin jashtë vendit dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.

XS
SM
MD
LG