Ndërlidhjet

Trump: Gjermania është e kontrolluar plotësisht nga Rusia


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancalarja gjermane, Angela Merkel, foto nga arkivi.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancalarja gjermane, Angela Merkel, foto nga arkivi.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje në vlerë të “miliarda dollarëve” me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror, derisa pret që Shtetet e Bashkuara “ta mbrojnë atë kundër Rusisë”.

Duke folur në mëngjes, teksa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump ka thënë:

“Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë”.

Trump kritikon Gjermaninë për projektin e tubacioneve me Rusinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Trump ka thënë se Gjermania është “e kontrolluar plotësisht nga Rusia” për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

Samiti pritet të jetë një nga mbledhjet më të vështira të aleancës në disa vjet, pasi Trump vazhdon të bëjë presion te aleatët për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trump ka kritkuar vazhdimisht anëtarët e aleancës për nivelet e tyre të shpenzimeve edhe para nisjes së takimit.

Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth NATO-s.
XS
SM
MD
LG