Ndërlidhjet

Haradinaj pret në takim krerët e Listës Serbe


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me anëtarë të Listës Serbe.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me anëtarë të Listës Serbe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojçiq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.

Lista Serbe përfaqësohet me një zëvendëskryeministër, tre ministra dhe disa zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës.

Por, ministrat serb janë duke funksionuar nga pozita e ministrave në dorëheqje, ndërkaq në Kuvend, deputetët e Listës Serbe kanë kaluar në opozitë.

Këto qëndrime, Lista Serbe i ka marrë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars.

Aktualisht, përfaqësuesit e Listës Serbe janë të përfshirë edhe në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG