Ndërlidhjet

Serena Williams siguron finalen në Wimbeldon


Serena Williams.
Serena Williams.

Tenistja, Serena Williams ka arritur në finalen e saj të 10-të në Wimbeldon, të 30-tën në të gjithë turnetë Grand Slam dhe të parën prej kur është bërë nënë, 10 muaj më parë.

Williams ka dominuar në gjysmëfinalen e së enjtes, duke mundur gjermanen, Julia Goerges me rezultat 6-2, 6-4 në sete.

Williams do të përballet me tenisten po ashtu gjermane, Angelique Kerber, të shtunën, me të cilën kishte garuar edhe në një tjetër finale më 2016.

Kerber ka siguruar fitore në garë me tenisten Jeļena Ostapenko, duke shënuar fitore me rezultat 6-3, 6-3 në sete.

XS
SM
MD
LG