Ndërlidhjet

Presidenti afgan: Talibanët mund t'iu binden negociatave për paqe


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, shfaqi shpresën se militantët talibanë mund të binden për t'u ulur në tryezën e negociatave për paqe.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Kabul, Ghani tha se kundërshtimet e talibanëve për bisedime nuk janë "refuzim i plotë".

"Është sikur të kërkosh dorën e dikujt për martesë dhe familja e nuses thotë 'jo' disa herë përpara se të bindet", tha Ghani, duke iu referuar kulturës, në të cilën refuzimi shihet si shenjë e përulësisë.

"Në realitet, ka të ngjarë të marrim një përgjigje pozitive", tha Ghani.

Ditë më paë, talibanët thanë se nuk do të negociojnë me Qeverinë në Kabul.

Por, Ghani tha se talibanët e kanë humbur çdo besueshmëri që mund ta kenë pasur tek afganët.

Ai po ashtu i bëri thirrje Pakistanit dhe vendeve tjera fqinje që të punojnë së bashku për të eleminuar terrorizmin dhe për të krijuar stabilitet rajonal.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Pakistanin fqinj për strehimin e talibanëve afganë, gjë që hidhet poshtë nga Islamabadi.

XS
SM
MD
LG