Ndërlidhjet

Irani nis ankesë kundër SHBA-së për rivendosje të sanksioneve


Ilustrim.

Irani ka paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Shteteve të Bashkuara për shkak të vendimit të kësaj të fundit për rivendosje të sanksioneve, ka njoftuar ministria e Jashtme iraniane.

Ankesa është bërë një ditë më parë, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Bahram Ghasemi.

“Qëllimi ynë është të mbajmë SHBA-në përgjegjëse për rivendosjen e sanksioneve unilaterale”, ka shkruar në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ankesa ka ardhur si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit në muajin maj për t’u larguar nga marrëveshja bërthamore si dhe për aplikim të sanksioneve në këtë vend.

Teherani ka thënë se një veprim i tillë është kundër obligimeve ndërkombëtare.

Sanksionet amerikane do të fillojnë së aplikuari nga Uashingtoni në dy faza, në muajt gusht dhe nëntor, duke synuar që të ndalojnë edhe aktivitetin e kompanive evropiane në Iran.

Irani dhe nënshkruesit tjerë të marrëveshjes kanë treguar përkushtim për ruajtje të paktit bërthamor të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG