Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston disa persona në kërkim ndërkombëtar


Ilustim
Ilustim

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën tre persona të huaj dhe një shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin për vepra të ndryshme, përfshirë edhe vrasje.

Policia tha se disa nga të arrestuarit janë në kërkim ndërkombëtar, pa dhënë detaje tjera.

Ata u arrestuan në orët e pasdites në Prishtinë, kur policë të shumtë u panë duke kontrolluar disa ndërtesa në lagjen Kalabria të kryeqytetit.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka ndaluar 4 persona të dyshuar: 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Zyrtarë brenda Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se dy nga të arrestuarit janë malazezë, një serb dhe i dyshuari i katërt është shqiptar nga Kosova.

XS
SM
MD
LG