Ndërlidhjet

Autoritetet serbe refuzojnë vizitën zyrtare të Pacollit në Novi Pazar


Autoritetet e Serbisë kanë refuzuar kërkesën e vizitës zyrtare të ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, në Novi Pazar.

Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për media, Ministria e Punëve të Jashtme, duke e konsideruar këtë vendim, shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe cenim të lëvizjes së lirë.

"Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe cdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior”.

“Do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundërdrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ne i dedikohemi të drejtave fundamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkeqe.Të rikujtojmë faktin se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombasit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vëhen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombasit e tyre në Kosovë”, thuhet në komunikatën e lëshuar.​

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte ftuar për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë.

Serbia dhe Kosova, në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitat e zyrtarëve në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG