Ndërlidhjet

Khamenei nuk i beson negociatave me Uashingtonin


Lideri supreme iranian, Ayatollah Ali Khamenei, tha se do të ishte një gabim i madh i zyrtarëve në Teheran, nëse do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, për shkak se sipas tij, Uashingtoni është jo i besueshëm.

“Nuk duhet t’i besohet nënshkrimit dhe fjalës së amerikanëve, prandaj negocitatat me ta nuk janë të besueshme”, thuhet në një komunikatë në ueb faqen e tij.

Teherani zyrtar kishte kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Gjatë javës së kaluar, Khamenei dhe liderë tjerë kanë shtruar pyetjet se a duhet të respektohen obligimet e marrëveshjes me Trump. Irani ka deklaruar se po vazhdon të marrë uranium dhe është në përfundim të ndërtimit të një termocentrali.

XS
SM
MD
LG