Ndërlidhjet

Presidenti iranian paralajmëron Trumpin për provokime


Presidenti iranian Hassan Rouhani i ka tërhequr vërejtjen presidentit amerikan Donald Trump për provokimet ndaj shtetit të tij. Trump më herët këtë vit kishte ndërprerë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kishte urdhëruar ngritjen e sanksioneve.

Mediat lokale në Iran kanë raportuar deklaratën e Hassan Rouhanit ndaj Trump i cili thotë se “Mos luani me bishtin e luanit, sepse do të pendoheni”. Trump kishte sugjeruar që liderët iranianë ta thërrasin për ta arritur një marrëveshje, por Irani kishte refuzuar bisedimet.

Rouhani ka shtuar se “paqja është ende e mundshme dhe se Amerika duhet të kuptojë që paqja me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”.

XS
SM
MD
LG