Ndërlidhjet

Koreja V. nis çmontimin e një objekti të raketave balistike


Imazhet satelitore nga objekti Sohae në Korenë e Veriut.

Imazhet satelitore, të para nga grupi i monitoruesve në SHBA "38 North", tregojnë se Koreja e Veriut ka nisur çmontimin e disa objekteve kyçe në vend, që janë përdorur për zhvillimin e motorëve të raketave balistike.

Një gjë e tillë shihet si hapi i parë drejt përmbushjes së premtimit që lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka bërë presidentit amerikan, Donlad Trump, në muajin qershor.

Dy liderët janë takuar në Singapor, ndërsa Trump ka thënë atëbotë se Kim ka premtuar se do të shkatërrojë një objekt të motorëve raketorë "shumë shpejt".

Trump nuk e ka identifikuar objektin, por një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë Reuters së bëhet fjalë për lokacionin Sohae, në veriperëndrim të Koresë së Veriut.

Trump dhe Kim, në takimin e tyre historik, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por ajo është krtikuar për mungesë të detajeve se kur Phenjani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

XS
SM
MD
LG