Ndërlidhjet

Irani paralajmëron kundërmasa nëse SHBA ia bllokon naftën


Iran
Iran

Irani do të përgjigjet me kundërmasa të barabarta nëse Shtetet e Bashkuara bllokojnë eksportet e tij të naftës, tha Ministria e Jashtme iraniane.

"Nëse Amerika dëshiron të bëjë hap serioz në këtë drejtim, ajo do të përballet me kundërmasa të barabarta nga Irani", tha zëdhënësi i Ministrisë, Bahram Qassemi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar edhe nga vendet e tjera që të ndalojnë blerjen e naftës nga Irani, nisur nga nëntori, ose, në të kundërtën, do të përballen me pasoja.

Paralajmërimi është bërë pasi presidenti amerikan, Donald Tump, në muajin maj, ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ka rikthyer sanksionet kundër tij.

Marrëveshja me gjashtë fuqi botërore i ka dhënë Iranit lehtësim nga sanksionet në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e mbështeti sugjerimin e presidentit Hassan Rohani që Irani t'i bllokojë eksportet e naftës nga Gjiri Persik, nëse eksportet e tij ndalohen.

Lexoni edhe këtë:

Trump kërcënon Iranin me “pasoja historike”

XS
SM
MD
LG