Ndërlidhjet

Turqia kundërshton sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Turqia u ka thënë zyrtarëve amerikanë se kundërshton sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe se nuk është e obliguar që t’i zbatojë ato.

Kështu ka deklaruar sot, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

“Ne nuk duhet t’i përmbahemi sanksioneve të vendosura nga një shtet për një shtet tjetër. Po ashtu, ne nuk na duken korrekte këto sanksione”, deklaroi Cavusoglu gjatë një konference në Azerbajxhan.

“Kemi pasur takime me Shtetet e Bashkuara në Ankara dhe ua kemi thënë haptazi: Turqia merr naftë dhe gaz nga Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Iraku. Nëse tani nuk blejmë nga Irani, ku do ta plotësojmë nevojën për naftë?”, u shpreh ministri i Jashtëm turk.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore kanë rivendosur sanksione ndaj Republikës Islamike.

Marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

SHBA ka kërkuar nga vendet tjera që të ndalojnë po ashtu blerjen e naftës nga Irani, nisur nga nëntori, ose, në të kundërtën, do të përballen me pasoja.

XS
SM
MD
LG