Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga dhuna në jug të Sirisë


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Sulmet vetëvrasëse në jug të Sirisë lanë të vrarë së paku 50 njerëz.

Sipas medias shtetërore dhe grupeve monitoruese, sulmet ndodhën në dhe përreth qytetit Suvedia, i cili kontrollohet nga forcat qeveritare.

Për këtë dhunë u fajësua grupi militant Shteti Islamik.

Forcat pro-qeveritare po i luftojnë militantët në lindje të Suvedias.

Me ndihmën e Rusisë, Qeveria siriane ka rikthyer kontrollin e një pjese të madhe të Sirisë jugore, në muajt e fundit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se së paku 32 luftëtarë pro-qeveritarë dhe 22 civilë janë vrarë në dhunën e së mërkurës.

Kryetari i Vëzhguesit, Rami Abdel Rahman, tha se mbi 20 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë po ashtu.

XS
SM
MD
LG