Ndërlidhjet

Gjobiten anëtaret e Pussy Riot që protestuan në finalen Kupës së Botës


Moskë, 15 korrik 2018.

Një gjykatë e Moskës gjobiti katër anëtare të grupit protestues Pussy Riot, për veshjen e uniformës së policisë dhe hyrjen në fushë gjatë ndeshjes finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që është zhvilluar më 15 korrik.

Gjykata e qarkut Khamovniki urdhëroi që Veronika Nikulshina, Olga Pakhtusova, Olga Kurachyova dhe Pyotr Verzilov të paguajnë nga 1,500 rubla (25 dollarë) për veshje të uniformës policore në mënyrë të paligjshme.

Ato janë futur për pak sekonda në fushë, gjatë ndeshjes midis Francës dhe Kroacisë, dhe më pas janë larguar nga sigurimi.

Pussy Riot e ka marrë përgjegjësinë për protestën, me anë të mesazheve në mediat sociale, dhe ka lëshuar një listë me gjashtë kërkesa, përfshirë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi dhe lejimin e "garës politike" në këtë vend.

XS
SM
MD
LG