Ndërlidhjet

I jepet lamtumira udhëheqëses së Nënave të Srebrenicës


Hatixha Mehmedoviq

Qindra njerëz ndoqën funeralin e Hatixha Mehmedoviqit, udhëheqëses së një grupi të grave i njohur si Nënat e Srebrenicës, i cili lufton për drejtësi për viktimat e masakrës së vitit 1995.

Mehmedoviq u varros pranë Srebrenicës, në lindje të Bosnjës, vendit ku ka ndodhur masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bashkëshorti i Mehmedoviqit, dy djemtë dhe vëllai i saj janë në mesin e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë që janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali i atëhershëm, Ratko Mlladiq.

Vitin e kaluar, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte e ka dënuar Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ato në Srebrenicë.

Nënat e Srebrenicës janë vlerësuar për përpjekjet e tyre për t'i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për masakrën.

XS
SM
MD
LG