Ndërlidhjet

Ministri grek: Ndërtimet e paligjshme i përkeqësuan zjarret


Zjarret në Greqi, 23 korrik 2018.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, tha për BBC-në se ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në zjarret vdekjeprurëse në këtë vend.

Ai tha se ndërtimet e banorëve në zona të pyllëzuara kanë qenë "krim" që ka rezultuar me bllokimin e rrugëve të shpëtimit.

Kammenos u përball të enjten me banorë të zemëruar, derisa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret, në lindje të Athinës, këtë javë.

Së paku 81 njerëz kanë vdekur dhe ekipet e kërkimit druajnë se do të gjejnë viktima të tjera, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur.

Kammenos i hodhi poshtë akuzat se qeveria ka dështuar të mbrojë qytetarët e saj.

XS
SM
MD
LG