Ndërlidhjet

Mattis: SHBA nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Iran


Sekretari amerikan i Mbrotjes, Jim Mattis

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë ndryshimin e regjimit në Iran, ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

I pyetur nëse administrata amerikane ka krijuar politikë për rrëzimin apo ndryshimin e regjimit, Mattis deklaroi më 27 korrik se nuk ka asgjë të tillë “të inicuar”.

Ai ka thënë se qëllimi i SHBA-së është që të ndryshojë sjelljen e Iranit.

“Ne duam të ndryshojmë sjelljen e tyre dhe kërcënimeve që ata paraqesin me ushtrinë e tyre, me shërbimet sekrete dhe me surrogatët e tyre”, ka thënë Mattis.

Deklaratat e Mattis vijnë pas diskutimeve të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, ku është biseduar edhe për çështjen e Iranit.

Po ashtu, këto deklarata vijnë pas rritjes së tensioneve dhe kërcënimeve të shkëmbyera mes Uashigtonit dhe Teheranit, përfshirë edhe një status në Twitter nga presdienti amerikan, Donald Trump, i cili e paralajmëroi Iranin që të “mos e kërcënojë SHBA-në sepse do të përballet me pasoja, të cilat nuk janë parë më herët në histori”.

Këto komente të Trumpin erdhën pasi presidenti iranian, Hassan Rogani kishte deklaruar se “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me ne, është nëna e të gjitha luftërave”.

Në maj, Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore dhe njoftoi për rivendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Teheranit.

XS
SM
MD
LG