Ndërlidhjet

Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”, për pjesëmarrje në ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi.

Vendimi i publikuar sot Gjykata për Krime në Kajro, do t’i dërgohet Myftiut të Madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opionin e tij lidhur me këtë vendim.

Agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram raporton se shqiptimi i dënimeve edhe për 660 persona të tjerë, do të bëhet publik gjatë muajit shtator.

XS
SM
MD
LG