Ndërlidhjet

Mustafa: Demaçi i duhej botës shqiptare


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Fotografi nga arkivi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se kontributi i jashtëzakonshëm i veprimtarit Adem Demaçi do të përkujtohet dhe nderohet nga qytetarët e Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se një “disident i pathyeshëm dhe një jokonformist” si Demaçi, i duhej botës shqiptare.

Veprimtari politik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik në moshën 82-vjeçare. Ai u varros sot në Prishtinë me nderimet në të larta shtetërore.

XS
SM
MD
LG