Ndërlidhjet

Dy persona vdesin nga zjarret në Kaliforni


Fotografi nga arkivi
Fotografi nga arkivi

Zjarre të mëdha që kanë kapluar veriun e Kalifornisë, kanë lënë të vdekur dy zjarrfikës dhe kanë detyruar mijëra persona që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret në qarkun Shasta, të përcjellura me erëra të fuqishme, që kanë krijuar “tornado zjarri”, kanë shkatërruar po ashtu të paktën 500 struktura dhe mijëra shtëpi janë në rrezik që të përfshihen nga flakët.

Zjarret filluan të hënën dhe zjarrfikësit thonë se deri më tani, kanë arritur që të vën nën kontroll vetëm 5 përqind të zjarreve.

Autoritetet kanë thënë se për shkak të kushteve të rënda, evakuimi i banorëve duhet të ndodhë menjëherë. Deri më tani, nga zonat e prekura nga zjarret janë evakuuar rreth 37 mijë banorë.

XS
SM
MD
LG