Ndërlidhjet

Prokurorët e quajnë Manafortin "mashtrues me taksa"


Paul Manafort në skicën e gjykatës.

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara e portretizuan Paul Manafortin, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, si "mashtrues me taksa", i cili ka përdorur llogari jashtë vendit për të fshehur miliona dollarë të fituara nga puna e tij politike për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Komentet u bënë në seancën e parë të gjyqit të Manafortit, që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për lidhjet e Rusisë me fushatën e Trumpit.

Manafort ka bërë jetë ekstravaganti, me shtëpi dhe makina të shtrenjta, duke shpenzuar mbi gjysmë milioni dollarë për rroba dhe 21 mijë dollarë për një orë, tha prokurori Uzo Asonye në hapje të seancës gjyqësore në Virxhinia.

"Personi në këtë dhomë të gjykatës ka besuar se ligji nuk vlen për të", tha Asonye, anëtar i ekipit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.

Manafort përballet me 18 akuza, përfshirë mashtrimin bankar, dhe mund të përballet me 30 vjet burgim nëse gjendet fajtor.

Manafort, i cili e ka udhëhequr fushatën e Trumpit për tre muaj, nuk e ka pranuar fajësinë.

Avokati i tij, Thomas Zehnle, tha se Manafort ka qenë një këshilltar i suksesshëm politik për 40 vjet dhe se është "tradhtuar" nga ish-bashkëpunëtori, Rick Gates.

Gates e ka pranuar fajin në shkurt dhe është është pajtuar për të bashkëpunuar me ekipin e Muellerit.

Përpara se t'i bashkohej ekipit të Trumpit në verën e vitit 2016, Manafort ka punuar për disa fushata presidenciale të republikanëve, përfshirë atë të Gerald Fordit në mes të viteve 1970 dhe të Ronald Reaganit nga viti 1978 deri më 1980.

XS
SM
MD
LG