Ndërlidhjet

Pompeo: Koreja V. po dështon të denuklearizohet


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut po dështon të përmbushë premtimin e saj për t'u denuklearizuar, duke vazhduar të shkelë disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Duke folur para një forumi për sigurinë aziatike në Singapor, Pompeo tha se duhet bërë ende rrugë për të arritur një Phenjan pa armë bërthamore.

Komentet e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti Donald Trump ka pranuar një letër nga udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, së cilës i është përgjigjur po ashtu me letër.

Korresponenca u bë pas takimit të tyre në muajin qershor dhe vlerësimeve optimiste të Trumpit se Gadishulli Korean do të denuklearizohet.

Trump e falënderoi Kimin për, siç tha, "letrën e bukur" dhe tha se mirëpret një takim tjetër "së shpejti".

Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e letrave të shkëmbyera.

XS
SM
MD
LG