Ndërlidhjet

Pompeo konfirmon rivendosjen e sanksioneve amerikane në Iran


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomepo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomepo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të bëjë një njoftim më 6 gusht, rreth rivendosjes së sanksioneve në Iran, duke përfshirë kufizimet në monedhë.

Ky njoftim ka ardhur teksa Pompeo u ka thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar SHBA-në nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga 7 gushti, Qeveria Iraniane nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë.

Në komentet e tij para gazetarëve, Pompeo ka thënë se presioni i shtuar ndaj Teheranit është përgjigjje ndaj “aktivitetit të dëmshëm të Iranit”.

Ai ka thënë se iranianët nuk janë “të lumtur me dështimin e udhëheqësisë së tyre rreth premtimeve që kanë bërë për ekonomi”.

Pakti bërthamor i vitit 2015 ka liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear.

Trump ka tërhequr SHBA-në nga pakti në muajin maj, duke thënë se Irani nuk është duke zbatuar shpirtin e marrëveshjes dhe pati premtuar rivënie të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG