Ndërlidhjet

Trump nënshkruan urdhrin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Foto nga arkivi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Foto nga arkivi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump urdhëroi rivendosjen e sanksioneve të mëdha ekonomike ndaj Iranit, duke pasur për cak blerjen e valutave dhe industritë kyçe. Ky vendim i Trumpit, vjen tre muaj pasi ai tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore, që ishte arritur më 2015.

Përmes një njoftimi për media, Trump përsëriti qëndrimin e tij karshi marrëveshjes bërthamore, e cila i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Trump, sërish e quajti këtë pakt si “të tmerrshëm”.

Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në muajin maj, duke thënë se Irani nuk po i përmbahej “shpirtit” të marrëveshjes, dhe ishte zotuar se do të rivendosen sanksionet ekonomike.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjitha shteteve “që të sigurohen se regjimi iranian do të përballet vetëm me një mundësi: ose të ndryshojë kërcënimet që i bën, sjelljen destabilizuese dhe të ri-integrohet në ekonominë botërore, ose të vazhdojë rrugën drejt izolimit ekonomik”, tha Trump, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një kumtese për media.

XS
SM
MD
LG