Ndërlidhjet

Rohani dënon "luftën psikologjike" të SHBA-së


Presidenti iranian, Hasan Rohani.
Presidenti iranian, Hasan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka nisur deklarata të ashpra drejt Shteteve të Bashkuara pas vendimit të këtyre të fundit për rivënie të sanksioneve.

Ai e ka përshkruar këtë masë, që ka nisur së zbatuari në mesnatë, si "luftë psikologjike", e cila synon "të krijojë ndasi në mes të iranianëve".

Sanksionet prekin një mori sektorësh, derisa në masat e mëtutjeshme pritet të jetë cak edhe tregtia me naftë.

Bashkimi Evropian është deklaruar kundër këtyre masave, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë "biznes legjitim".

Ky hap i SHBA-së ka ndodhur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t'u tërhequr nga pakti bërthamor që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Marrëveshja, e negociuar gjatë presidencës së Barack Obamas, parasheh lirim të sanksioneve për Iranin në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Presidenti Trump pati deklaruar se pakti është i "njëanshëm" dhe se ai beson që sanksionet e vëna do ta detyrojnë Iranin të pajtohet për krjimin e një pakti të ri dhe t'i japë fund aktiviteteve "të dëmshme".

XS
SM
MD
LG