Ndërlidhjet

Lajme

Conte ka kërkuar nga Trump informacione për sanksionet ndaj Iranit 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe presidenti amerikan, Donald Trump
Kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe presidenti amerikan, Donald Trump

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte thotë se ai e ka pyetur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me gjetjet e inteligjencës, që mund të qëndrojnë pas vendimit të SHBA-së për të rivendosur sanksione ndaj Iranit.

Conte tha se këtë kërkesë ia kishte bërë Trumpit gjatë vizitës së tij në Uashington.

Ai shtoi se Italia është e gatshme të rishqyrtojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të arritur në mes të Iranit dhe fuqive botërore, marrëveshje nga e cila është tërhequr SHBA-ja.

“Nëse e nënshkruani një marrëveshje nuk mund të thoni se nuk jeni të interesuar që të kuptoni nëse ajo është efektive”, tha kryeministri italian.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Trump në muajin maj njoftoi se Uashingtoni tërhiqet nga kjo marrëveshje. Në mesnatën e 7 gushtit ka nisur së zbatuari vala e parë e sanksioneve amerikane kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG