Ndërlidhjet

SHBA përkrah ushtrinë afgane në luftimin e talibanëve


Pjesëtarë të sigurisë afgane
Pjesëtarë të sigurisë afgane

Qindra militantë talibanë kanë nisur një sulm masiv në provincën Ghazni në Afganistan, duke vrarë të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane, para se të përkraheshin nga forcat ajrore amerikane, kanë thënë zyrtarë ushtarake afganë dhe amerikanë.

Sulmi i 10 gushtit, që ka ndodhur rreth 150 kilometra në juglindje të Kabulit ka plagosur rreth 20 anëtarë të forcave të sigurisë, ka njoftuar përgjegjësi për spitalin e Ghaznit, Mohammad Hemat.

Sulmi në qytet, që mban emrin e njëjtë me provincën Ghazni ka nisur herët në mëngjes, ka njoftuar shefi policor, Farid Ahmad Mashal.

Mashal ka njoftuar për më shumë se 100 viktima mirëpo nuk ka mundur të përcaktojë numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, mirëpo vetëm se shumica e tyre janë militantë.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, ka thënë se ushtria i ka ndihmuar policisë për të kthyer qytetin nën kontrollin qeveritar.

Aeroplanët amerikanë, dronët dhe helikopterë u kanë ndihmuar forcave afgane, në tentim e sipër për të zmbrapsur talibanët.

“Forcat amerikane janë përgjigjur me mbështetje të afërt dhe kanë kryer një sulm me dron. Aeroplanët amerikanë kanë qenë aty po ashtu”, ka thënë zëdhënësi për forcat amerikane në Afganistan, Martin L. O’Donnell.

Luftimet kanë detyruar autoritetet të mbyllin autostradën që lidh qytetin Ghazni me Kabulin derisa forcat speciale të policisë kanë bllokuar talibanët që të mos hyjnë në qytet.

Pas luftimit të sulmit, policia ka kërkuar shtëpi për shtëpi nëse është fshehur ndonjë taliban.

Tashmë kanë nisur hetimet për të kuptuar se si kryengritësit kanë arritur të hyjnë në qytet, kanë thënë zyrtarët.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka thënë se disa pjesë të Ghazni janë nën kontroll të tyre dhe se disa njerëz janë vrarë.

Mirëpo Mashal ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se përleshjet janë duke vazhduar vetëm jashtë qytetit, përkatësisht në zonat, Khogyani, Khëaja Omari, and Zanakhan.

Disa trupa të vdekur të talibanëve vazhdojnë të mbesin në rrugë, pasi forcat afgane i kanë larguar ata nga qyteti Ghazni, ka thënë Mashal.

Ky sulm përbën një tjetër përpjekje të talibanëve për të pushtuar qendrat urbane.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka larguar talibanët nga pushteti në Afganistan, pas militantët e Al-Kaidës, të cilët po strehoheshin nga grupi ekstremist kanë kryer sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo Qeveria e mbështetur nga Perëndimi është duke u përballur me shumë vështirësi teksa lufton talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të trupave të NATO-s nga ky vend më 2014.

Në muajn maj, talibanët kanë sulmuar qytetin perëndimor Farah.

Pas një ditë të luftimeve intensive, operacionet afgane dhe ato amerikane kanë larguar grupin nga zonat e qytetit.

Talibanët në anën tjetër kanë injoruar një ofertë të Qeverisë për negociata direkte për paqe.

Përgatiti: Krenare Cubolli

XS
SM
MD
LG