Ndërlidhjet

Zakharova: Moska mbetet pranë qëndrimit të saj karshi Kosovës


Maria Vladimirovna Zakharova gjatë takimit me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq -- Beograd, 10 gusht 2018.

Serbia dhe Rusia janë partnerë strategjik dhe qëndrimi i Moskës karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm, ka thënë Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë.

Zakharova është duke qëndruar sot në Beograd.

Pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, ajo ka thënë se Kosova është edhe çështje ndërkombëtare…

“Është çështje e brendshme, por ka kohë që është shndërruar në problem ndërkombëtar”, ka thënë Zakharova, duke shtuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është ende në fuqi dhe se “Rusia angazhohet për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Gjithmonë i kemi respektuar ato vendime që janë të dobishme për popullin e Serbisë”, ka thënë ajo.

E pyetur për idetë e fundit mbi ndryshimin e kufijve në Kosovë, Zakharova ka thënë se për këtë çështje "duhet të përgjigjen shtetasit serb".

XS
SM
MD
LG