Ndërlidhjet

Ministria e Jashtme ruse i cilëson të pabaza pretendimet për Skripalët


Flamuri i SHBA-së (djathtas) dhe ai i Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë të hënën se supozimet për ndërhyrje të Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Sallsbëri janë të pabaza, transmeton Reuters.

“Ne shohim pretendime të pabaza për përfshirje të Rusisë në incidentin në Sallsbëri, në një tjetër tentim për të shfaqur shtetin tonë që kryen obligimet ndërkombëtare, në një mënyrë të papërgjegjshme”, ka thënë kjo ministri në një deklaratë.

Uashingtoni ka njoftuar më 8 gusht se do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në fund të muajit gusht, pasi ka vlerësuar se Moska ka përdorur agjent nervor kundër Skripalëve.

SHBA sanksionon sërish Rusinë

Sergei dhe Yulia Skripal janë gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri më 4 mars.

Perëndimi akuzon Moskën për përdorim të agjentit nervor, Noviçok kundër Skripalëve, substancë e zbuluar nga ushtria sovjetike në periudhën e Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG