Ndërlidhjet

Thaçi vazhdon me thirrjet për “korrigjim të kufijve”


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës, për siç tha, “arritjen e qëllimit të përbashkët të bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se bashkimi i këtyre territoreve me Kosovën, që gjenden në jug të Serbisë, do të mund të arrihet përmes korrigjimit të kufirit mes këtyre dy shteteve.

“Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, shkruan presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idenë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve nuk po e përkrah kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një deklarim të bërë javën e kaluar, tha se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

XS
SM
MD
LG