Ndërlidhjet

Gjermania përsërit se kufijtë nuk ndryshojnë


Flamuri gjerman.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka ripërsëritur qëndrimin gjerman se shteti i tij nuk e përkrah idenë e ndryshmit të kufijve.

Ai ka thënë se jeta e njerëzve nuk përmirësohet duke ndryshuar kufijtë.

“Jam shumë i lumtur që kancelarja Merkel ishte shumë e qatë në këtë temë. Mos të harrojmë se këtë vit ne do ta rikujtojmë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft probleme me kufij në shekullin e kaluar”, ka thënë Heldt pas një takimi që ka pasur me ministrin e Ekonomisë së Kosovës, Bedri Hamza.

“Le të fillojmë t’i përmirësojmë kushtet e jetesës së njerëzve për të gjitha komunitetet ku jetojnë në shtetet e tyre dhe jo t’i zgjidhim problemet me ndryshime të kufijve. Mendoj që këto kohëra kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë”, është shprehur ai.

Komentet e Heldt vijnë pas prezantimit të idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se, ai është pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Prishtina të marrë komunat shqipare të Luginës së Preshevës.

Edhe zyrtarë në Serbi kanë thënë se duan ta marrin pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë.

Një ide e tillë është kundërshtuar nga Gjermania dhe nga Britania e Madhe.

XS
SM
MD
LG