Ndërlidhjet

Rritet numri i personave që largohen nga Venezuela drejt Brazilit


Ilustrim.

Zyrtarët në Brazil kanë njoftuar se është duke u rritur numri i banorëve të Venezuelës që janë duke hyrë në shtetin e tyre, pavarësisht sulmeve të ditës së shtunë, me ç'rast janë djegur kampet e migrantëve në kufi.

Një zëdhënës i ushtrisë braziliane ka thënë se rreth 900 persona nga Venezuela kanë arritur në Rorarima ditën e hënë.

Numri i madh i personave që po ikin nga Venezuela për shkak të problemeve të rënda ekonomike ka rritur tensionet në atë rajon.

Aktualisht Venezuela është duke u përballur me një çështje tjetër të ndryshimit të valutave.

Bankat dhe dyqanet pritet të hapen ditën e martë, pasi shënimit të një festeje të hënën, kur edhe janë bërë ndryshimet në valutë, të cilat qeveria e krahut të majtë i arsyetuar me luftim të inflacionit.

Kritikët në anën tjetër e kanë kundërshtuar këtë hap, duke e cilësuar këtë veprim edhe me kaotik.

Grupet opozitare kanë bërë thirrje për protesta ditën e martë.

XS
SM
MD
LG