Ndërlidhjet

Kryeministri i Australisë i mbijeton mocionit të mosbesimit


Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament.

Mocioni i iniciuar nga lideri i partisë opozitare, Partisë Laburiste , Bill Shorten dështoi në Parlament, pasi 76 ligjvënës mbështetën kryeministrin Turnbull, ndërkaq 67 të tjerë votuan kundër tij.

Nëse do të kalonte mocioni, Turnbull do të detyrohej të jepte dorëheqje ose të shpallte zgjedhje të parakohshme.

Pak orë para mbajtjes së mocionit të mosbesimit, kryeministri australian Turbull i mbijetoi edhe një votimi tjetër.

Ai mposhti në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Partisë Liberale, kundërkandidatin e tij, Peter Dutton, i cili shërben në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Votimi brenda Partisë Liberale vjen pasi sondazhet tregojnë rritjen e pakënaqësisë së opinionit me udhëheqjen e Turnbull.

Duke kërkuar mbështetjen e bashkëpartiakëve të tij për të vazhduar me udhëheqjen e Qeverisë, Turnbull tha se nëse partia e tij nuk e mbështetë, atëherë rrezikojnë që të humbasin zgjedhjet e ardhshme.

“Që të gjithë e dimë se jostabiliteti minon aftësinë e çdo Qeverie që të kryejë punë. Uniteti është thelbësor”, u tha ai gazetarëve.

XS
SM
MD
LG