Ndërlidhjet

Një ligjvënës gjerman nuk lejohet që të vizitojë Azerbajxhanin


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Azerbajxhani ka refuzuar që të lejojë vizitën e ligjvënësit gjerman, Albert Weiler, i cili kishte planifikuar që ta shoqëronte kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Azerbajxhan. Atij nuk i është lejuar vizita në vend, pasi, pa marrë leje nga Baku zyrtar, disa vjet më parë kishte vizituar rajonin Nagorno-Karabakh.

Zëdhënsi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert u tha gazetarëve se “pozicioni i autoriteteve në Azerbajxhan nuk i kontribuon dialogut rreth rajonit të Nagorno-Karabakhut”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Hikmat Haciyev tha se emri i ligjvënësit Wieler është futur në listën e personave të padëshiruar në vend, pasi ai kishte udhëtuar “në territoret e okupuar përkohësisht të Azerbajxhanit gjatë vitit 2014 dhe 2016”.

Weiler ishte paraparë të shoqëronte kancelaren Merkel në turneun në Kaukazin Jugor, që do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht.

Rajoni i Nagorno-Karabakhut është i banuar me shumicë armene. Ky rajon ka shpallur pavarësinë nga Azerbajxhani, pas luftës më 1988-1994, ku u vranë 30 mijë persona dhe u zhvendosën qindra mijëra të tjerë.

Që prej vitit 1994, Nagorno-Karabaku ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, ku sipas Bakut, ka edhe trupa që furnizohen nga Armenia.

XS
SM
MD
LG