Ndërlidhjet

SHBA vendos sanksione ndaj disa rusëve


Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy shtetasve rusë si dhe ndaj një kompanie ruse dhe një firme sllovake, për shkak se kanë tentuar që të shmangin sanksionet amerikane, që kanë për cak aktivitetet e lidhura me kinerbetikën.

Në deklaratën e Departmantit amerikan të Thesarit thuhet se kompania Vela-Marine Ltd me bazë në Shën Petersburg dhe Lacno SRO me seli në Sllovaki, si dhe dy individë, Marina Igorevna Tsareva dhe Anton Aleksandrovich Nagibin, ishtin të lidhur me një subjekt të sanksionuar. Ata kishin lidhje me subjektin Divetechnoservice.

“Departamenti i Thesarit po pengon përpjekjet e Rusisë për të shmangur sanksionet tona”, thuhet në deklaratën e sekretarit të Thesairt, Steven Mnuchin.

“Veprimi i sotëm ndaj këtyre aktorëve mashtrues është kritikë për të siguruar që publiku të jetë i vëmnedshmën nga taktikat e ndërmarra nga palët e caktuara dhe se këta akterë mbeten të bllokuar nga sistemi financiar i SHBA-së”, shtoi Mnuchin.

Kompania Divetechnoservice është sanksionuar për shkak të lidhjeve me agjencitë qeveritare ruse, përfshirë këtu agjencinë e inteligjencës, FSB.

XS
SM
MD
LG