Ndërlidhjet

Dy persona të vrarë pas të shtënave në Florida


Ilustrim.

Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kompleks argëtimi në Xhanksonuill, Florida, ka njoftuar policia.

Zyra e sherifit ka thënë përmes një postimi në Twitter, se disa persona janë plagosur dhe ka bërë thirrje që njerëzit tjerë ta shmangin atë zonë.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë një turneu të lojërave në kompleksin Xhaksonuill.

"Qëndroni larg zonës. Zona nuk është e sigurt”, ka thënë Zyra e Sherifit në Xhaksonuill.

Zyra e Sherifit ka thënë se sulmuesi i dyshuar ka vdekur në skenën e sulmit dhe se nuk janë duke u kryer kërkime për ndonjë person tjetër të dyshuar.

Sipas së njëjtës, disa persona janë dërguar në spital.

Drini Gjoka, ka njoftuar në Twitter se ai ka qenë në turne dhe është qëlluar në gisht të dorës.

“Dita më e keqe e jetës sime”, ka thënë ai.

“Nuk do të marrë asgjë si të sigurt asnjëherë në jetë. Jeta mund të ndalet në një sekondë”, është shprehur ai.

Pamje të mediave lokale kanë shfaqur ambulanca, zjarrfikës dhe zyrtarë policorë në skenë të sulmit, derisa rrugët tashmë janë të bllokuara.

Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video që ka shfaqur ngjarjen online.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott ka thënë se është duke u informuar për situatën.

Ky shtet është përballur me disa të shtëna të profilit të lartë në vitet e fundit, duke përfshirë të shtënat në një klub nate në Orlando më 2016 dhe një tjetër incident me viktima në një shkollë në Parklland në shkurt të këtij viti.

Xhanksonuill Llanding është kompleks në qendër të qytetit në të cilin gjenden dyqane, hapësira për lojëra dhe ushqim.

XS
SM
MD
LG