Ndërlidhjet

Kocijançiq: Kosovës dhe Serbisë t'iu jepet hapësirë për marrëveshje


Bruksel

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t'iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiq.

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiq tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t'i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

Kocijançiq theksoi se "zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje "në këtë fazë të fundit të dialogut".

XS
SM
MD
LG