Ndërlidhjet

"Tregtia me territore" midis Kosovës e Serbisë "kërcënon edhe Bosnjën"


Nga e majta në të djathtë: Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling.

Ish-përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ku iu bënë thirrje që të heqin dorë nga planet për "tregtinë e territoreve" midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ne letër, ata shprehën shqetësim nga, siç thanë, deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së se do të ishin të gatshëm të mbështesnin një marrëveshje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, e cila do të përfshinte transferime të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës përmes të ashtuquajturit korrigjim.

Të tre ata shprehën brengën se ndryshimi i tillë i kufijve në rajon nuk do t'i zgjidhë ndarjet në Ballkan, porse do t'i thellojë.

"E njohim Bosnje dhe Hercegovinën mjaft mirë, andaj konsiderojmë se një veprim i tillë do t'i trimëronte dhe frymëzonte ata që e duan shpërbërjen e Bosnjës", shkruan mes tjerash Ashdown, Bildt dhe Schwarz-Schilling.

Megjithatë, ata theksuan se nuk mund të tërhiqen paralele midis Bosnjës dhe Kosovës.

Ideja për korrigjim kufijsh është shpalosur nga Thaçi dhe Vuçiq si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis vendeve të tyre.

Ideja ka nxitur reagime për dhe kundër si të autoriteteve vendore, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG