Ndërlidhjet

Ushtria amerikane do të ndërprejë ndihmën financiare ndaj Pakistanit


Foto nga arkivi

Ushtria amerikane tha se do të ndërprejë fondin prej 300 milionë dollar ndaj Pakistanit, për shkak të dështimit për të ndërmarrë masa ndaj grupeve militante.

Presidenti Donald Trump ka akuzuar Pakistanin për dështim përderisa ka marrë miliona dollar.

Zëdhënësi i Pentagonit Lt Col Kone Faulkner, tha se ushtria amerikane planifikon t’i shpenzojë këto para në prioritete më urgjente.

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Pakistanin, një aleat kyc, për dështim të kontrollit të rrjeteve terroriste, përfshirë rrjetin Haqqani dhe talebanët.

"Ne po vazhdojmë të shtyjmë Pakistanin të ketë cak grupet terroriste”, tha Fulkner, duke shtuar se këto para do të përdoren diku tjetër për shkak se Pakistani nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me cështjen.

Ky njoftim vjen disa ditë para vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Pakistan, për të takuar kryeministrin e ri të vendit, Imran Khan.

XS
SM
MD
LG