Ndërlidhjet

Erdogan: Dollari, pengesë për tregtinë globale


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi dollarin amerikan si pengesë për tregtinë globale, në kohën kur ekonomia e vendit të tij po lufton me sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

"Propozojmë që të tregtojmë me monedhat tona dhe jo me dollarin amerikan", tha Erdogan, në një takim të vendeve të Azisë Perëndimore dhe Qendrore në Kirgizi.

Norma e inflacionit në Turqi është rritur në afro 18%, ndërsa dobësimi i lirës ka çuar në rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të Qeverisë turke muajin e kaluar, në përpjekje për të ndikuar në lirimin e një pastori amerikan, që po mbahet në burg në Turqi.

Rusia, e cila gjithashtu po lufton me sanksionet e Perëndimit, gjatë javëve të fundit ka tentuar të largohet nga dollari në marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë.

"Duhet të heqim dorë nga dollari si mjet për marrëveshje të përbashkëta dhe të kërkojmë alternativa të tjera", ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Kontratat ndërkombëtare bëhen shpesh në dollarë amerikanë për shkak të stabilitetit të monedhës.

XS
SM
MD
LG