Ndërlidhjet

Merkel, në prag të referendumit, viziton Maqedoninë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të shtunën në Shkup, bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Vizitën e lideres më me ndikim të Evropës e konfirmoi edhe Qeveria e Maqedonisë.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, Seibert tha se Merkel dëshiron të krijojë vetë përshtypjen për referendumin e emrit të Maqedonisë, që do të mbahet në fund të këtij muaji.

"Po punohet ende në program, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev", tha Seibert, për të shtuar se në fokus të takimit do të jenë "zhvillimet rajonale dhe temat dypalëshe".

Maqedonia, më 30 shtator, mban referendumin për marrëveshjen me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut.

Nëse referendumi është i suksesshëm, marrëveshja duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja është kushti themelor për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

XS
SM
MD
LG