Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës propozon emrat e ekipit negociator me Serbinë


Prishtinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së hënës, propozoi emrat e ekipit negociator për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në krye të këtij ekipi u propozua zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.

Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.

“Në këtë listë do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës, partitë politike me nga një anëtar”, tha kryeministri Haradinaj.

Ky propozim u tha se do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

“Disa herë jam akuzuar se përse nuk po e marr unë përgjegjësinë për dialogun. Tani, në rastin konkret, është qeveria, janë zëvendëskryeministrat. Kjo është logjika e punës”, tha Haradinaj.

“Ne po e kryejmë përgjegjësinë tonë, tani Kuvendi e ka radhën”, shtoi ai.

Më 7 shtator në Bruksel do të takohen presidentët e Kosvës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

XS
SM
MD
LG