Ndërlidhjet

Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t'i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

"Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje", ka thënë Drecun.

Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG