Ndërlidhjet

Rasti Skripal: Dy rusë identifikohen si të dyshuar


Sallsbëri, Angli

Dy shtetas rusë u identifikuan si të dyshuar në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia.

"Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të akuzuar Alexander Petrovin dhe Ruslan Boshirovin për sulmin në Sallsbëri", tha policia dhe prokurorët britanikë.

Sipas tyre, dy të dyshuarit kanë udhëtuar nga Moska për në Londër me pasaporta ruse, dy ditë përpara sulmit në Sallsbëri.

Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, Yulia, 33 vjeçe, u helmuan me agjentin nervor Noviçok në mars.

Autoritetet britanike publikuan edhe fotografitë e të dyshuarve dhe thanë se do të kërkojnë urdhër-arrest evropian dhe jo ekstradim, pasi Kushtetuta e Rusisë nuk lejon ekstradimin e shtetasve të vet.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme ruse tha se emrat dhe fotografitë e dy burrave "nuk do të thonë asgjë për Moskën".

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Skripalëve. Rasti, megjithatë, ka shkaktuar krizë diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit.

XS
SM
MD
LG