Ndërlidhjet

Liderët botërorë përkrahin Britaninë në akuzat për sulmin me Noviçok


Ilustrim.
Ilustrim.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar me Mbretërinë e Bashkuar se Qeveria Ruse “pothuajse me siguri” ka miratuar helmimin me Noviçok në Sallsbëri.

Ata i kanë bërë thirrje Rusisë të shpalosë në tërsi programin e saj me Noviçok.

Kjo deklaratë e përbashkët ka ardhur teksa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është takuar për të diskutuar sulmin kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars.

Rusia në anën tjetër vazhdon të mohojë çdo përfshirje.

Policia britanike ka prezantuar disa pamje të dy rusëve të identifikuar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të kenë udhëtuar nga Rusia në Angli për të vrarë Skripalët me agjent nervor, Noviçok.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë para ligjvënësve britanikë të mërkurën se “pothuajse me siguri” sulmi është miratuar nga zyrtarë të lartë të Federatës Ruse.

Në deklaratën e May, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe presidentit amerikan, Donald Trump është thënë: “Ne, liderët e Francës Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar përsërisim zemërimin tonë për përdorimin e agjentit nervor, të njohur si Noviçok, në Sallsbëri më 4 mars”.

Liderët kanë mirëpritur zhvillmet e hetimeve, mirëpo kanë kërkuar më shumë informacione nga autoritetet britanike.

XS
SM
MD
LG