Ndërlidhjet

Brnabiq: Të mos testohen durimi i Serbisë karshi çështjes së Kosovës


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos "testojë" durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të pa përgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Autoritetet serbe thanë se shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

XS
SM
MD
LG