Ndërlidhjet

LDK: Presioni i opozitës dështoi takimin e Brukselit


Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se arsyeja kryesore e dështimit të takimi të sotëm në Bruksel ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave.

“Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë”, thuhet në një komunikatë të LDK-së dërguar mediave.

LDK thuhet se do të vazhdojë fuqishëm ta kundërshtojë këtë formë të dialogut, ku sipas tyre, presidenti pa mandat nga Kuvendi i Kosovës po i prin këtij procesi.

Ndërkohë, LDK u ka bërë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojnë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

XS
SM
MD
LG