Ndërlidhjet

PE voton për masa disiplinore kundër Hungarisë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Parlamenti Evropian votoi për aplikimin e masave disiplinore kundër Hungarisë, në lidhje me shkeljet e pretenduara të vlerave thelbësore të BE-së.

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është akuzuar për sulme ndaj mediave, pakicave dhe sundimit të ligjit, ndonëse të gjitha i ka mohuar.

Eurodeputetët e mbështetën votimin me 448 vota për dhe 197 kundër.

Por, Hungaria do të përballet me masa disiplinore vetëm nëse ato miratohen edhe nga liderët kombëtarë.

Masat mund të përfshijnë pezullimin e Hungarisë nga e drejta për votë në Evropë.

Orban ka folur në Parlamentin Evropian të martën, duke mbrojtur vendin e tij dhe duke thënë se kërcënimet për censurë janë formë e "shantazhit" dhe fyerje ndaj Hungarisë.

XS
SM
MD
LG