Ndërlidhjet

Thaçi: Votimi në PE, ditë historike për Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Parlamenti Evropian voton sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që qytetarëve kosovarë t’iu liberalizohen vizat.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe u bëri thirrje deputetëve të Parlamentit Evropian që të votojnë me pro.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Komisioni Evropian, më 18 korrik, konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe rekomandoi liberalizimin e vizave për të.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perendimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

XS
SM
MD
LG